Arkeologët egjiptianë kanë bërë një zbulim të rrallë: Një sarkofag të madh të zi që thuhet se është më i madhi që është gjetur ndonjëherë në Aleksandri.
Dhe ata nuk e dinë se çfarë gjendet brenda.
Arkivoli prej guri i gjatë 185 cm u gjet i varrosur nën tokë më 1 korrik. Ai u zbulua në një shesh ndërtimi gjatë një inspektimi të rregullt arkeologjik nga zyrtarët qeveritarë, njoftoi Ministria e Antikiteteve egjiptiane, në një postim zyrtar në Facebook.
Egjipti ka ligje të rrepta për të mbrojtje dhe ruajtjen e antikiteteve kombëtare.
Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Antikiteteve, të gjitha antikitetet konsiderohen pronë e Shtetit.
Arkeologët e datojnë arkivolin në periudhën e Ptolemeut, midis 305 dhe 30 para erës së re.
Ndërkohë, bashkë me arkivolin është zbuluar edhe një statujë e dëmtuar nga koha. /b.d