Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë dhe dy rumunë, pasi u zbulua se kultivonin marijuanë në serat me domate.
Bëhet më dijë se në prangat e policisë u vunë Andi Sina, 36 vjeç, pronari i biznesit dhe 18-vjeçari Enio Toska, i cili punonte bashkë me të.
Sera me domate ishte në zonën e Ragusa, ku kultivohej drogë mes rreshtave të domateve.
Sipas policisë, bimët në serën ku kultivohej droga arrinin deri në dy metra lartësi dhe u zbuluan gjatë një kontrolli të rastësishëm të një agjencie agrokulturore.
ë pranga u vunë edhe dy rumunët M.A.L., 37 vjeç dhe A.E., 18 vjeç. Pas kontrollit në serë policia kontrolloi edhe banesën ku rrinin të ndaluarit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 gramë kokainë të fshehur në një aparat fotografik në dhomën e gjumit, dy peshore elektronike dhe 18 fishekë pistolete.
Gjithashtu të arrestuarit akuzohen edhe për vjedhje të energjisë, për shkak se u konstatua lidhje e paligjshme në banesën e tyre. /b.d