Një person në Cërrik, i ka dhënë fund jetës tragjikisht, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Ngjarja është shënuar në ambientet e ish-uzinës së naftës, ku është gjetur i vdekur një burrë.
Viktima është 44-vjeçari Arenc Tabaku, banues në Cërrik, me detyrë roje në këtë objekt.
Nga veprimet e para dhe provat e gjetura dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e oxhakut në kushte të depresionit.
Kanë qenë familjarët ata që kanë thënë se Tabaku prej kohësh kishte shfaqur shenja mërzie.
Megjithatë për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit. /b.d