Një motoçiklist në Indi është përballur me pasagjerin më të frikshëm.
Ai ka gjetur një kobër 1.5 metra të gjatë poshtë ulëses. Në video e filmuar në Yadgir shihet kobra që tenton të kafshojë çdo njeri që tenton ti afrohet.
Dëshmitarët thanë se gjarpëri besohet të ketë rënë në brendësi të motorit dhe i ka ngecur bishti.
Kapësi i gjarpërinjve Chand Pasha kaloi pothuajse një orë për të kapur kobrën.
Ai tha se zvarraniku me shumë mundësi ka kërkuar strehim nga shiu kur u zvarrit në motoçikletë. /b.d
https://www.youtube.com/watch?v=1QJXcrkgFgE