Suedia ka mposhtur Zvicrën 1-0 duke kaluar në çerekfinalen e Kupës së Botës. Ishte një ndeshje e fortë mes dy skuadrave që nuk shquhen për kualitet teknik por për shpirt gare dhe punë të madhe në prapavijë. Zvicra, me Shaqirin dhe Xhakën do të kthehet në shtëpi.