Tre janë misionet kryesore të televizionit dhe medias; informim, argëtim dhe edukim
Por teknikat për të rritur audiencën dhe klikimet kanë bërë që shpesh media të devijojë nga misioni i saj fisnik, duke sjellë edhe zhveshje dhe fjalor të pisët në ekrane e mes rreshtash.
Fenomemi është përhapur masivisht sidomos tek këngëtaret dhe moderatoret televizive, të cilat janë përfshirë disa herë në skandale dhe kanë marrë kritika për veshjen dhe fjalorin e tyre.
Por pyetja që shtrohet me të drejtë është: A u shkon vajzave një gjuhë e tillë dhe a i shërbejnë publikut mesazhet që ato përçojnë?
Javanews do të sjellë disa raste të vajzave të showbizit dhe ekraneve.
Ilda Bejleri
Gazetarja sportive Ilda Bejleri është një prej femrave më të komentuara të showbizit shqiptar. Fotot e saj provokuese dhe (zh) veshja gjatë emsioneve televizive janë bërë shpesh objekt bisede nga komentuesit, të cilët nuk janë kursyer në kritika
I tillë është edhe rasti i fundit ku moderatorja gjatë emisionit të futbollit, Ilda ka pozuar me një fustan të kuq të ngushtë ku dukej tepër provokuese.
Disa nga komentuesit e kanë kritikuar, duke i thënë se kjo lloj sjellje nuk i bën përshtypje për mirë askujt.
Por Ilda, duket se nuk është shqetësuar.
“Çfarë nuk kuptoni mi gra? Një foto është. Sikur s’keni parë me sy, shifi kontrolloji se në vend do i kesh dhe ti. Por siç thotë dhe populli, duhet me pas dy b… një ta çash, e një ta mbash me u marrë me ju”- ja ka kthyer moderatorja e revoltuar.
Aulona Musta
Gazetarja dhe prezantuesja Aulona Musta është një nga ato figura që flet pa doreza.
Por shpesh, fjalori që përdor nuk është i duhuri. Rasti ku tregon sesi femrat punësohen në TV, e vërteton më së miri.
“Për fat të keq sot dhe e këtë e them me bindje se pjesa më e madhe e atyre që janë në ekran, nuk janë në bazë të meritës, por janë sepse kanë aftësi të tjera, jashtë ekranit, te zyrat e shefave, aftësi gojore, por jo në ekran se në ekran belbëzojnë zakonisht”, ka thënë Aulona.
Ndërkohë gjatë një emisioni tjetër, Fatma i bëri pyetje Aulonës rreth pozicionit të preferuar të kësaj të fundit në seks.
E gazetarja nuk ka nguruar të përgjigjej.
“Misionari, si vajzat e ndershme.”
Bleona Qerreti
Bleona Qerreti është një tjetër personazh i njohur shqiptar për sjelljet e saj kontraverse.
Pak kohë më parë Bleona Qerreti publikoi një video ku shfaqej duke ngrirë vezët.
Video ngjalli shumë shumë debate dhe kritika në adresë të këngëtares në rrjetet sociale. Të shumtë kanë qënë edhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale ku komentojnë për këtë procedurë.
Në një video të postuar në Instagram ku Bleona flet për procedurën e ngrirjes së vezëve, një komentues i shkruan: “Kështu ja u bënim edhe lopëve me gjilpër ngaqë ishin shumë busy me reklamat dhe aktivitetet ditore, prapë viç dilte”.
Këngëtarja nuk ia ka kursyer përgjigjen duke i shkruar: “Mirë lopëve o vëlla, po sat ëme çfarë gjilpëre i bënë që ke dal kaq k**?”
Bleona Qereti ka pohuar gjithashtu se ajo ka patur një lidhje me aktorin, Jean Claude Van Damme. “Ai ka qenë mashkulli më i mirë që kam provuar ndonjëherë në shtrat. Ai ishte shumë i ndjeshëm dhe këta janë meshkujt e mi të preferuar, jo ata macho”, ka thënë Bleona.
Enca
Këngëtarja Enca Haxhia njihet gjithashtu për veshjet provokuese, gojën e shthurur dhe mesazhet e pista që ajo transmeton.
Një mesazh ku shpërthente me të shara kundër meshkujve shqiptarë është vetëm maja e ajsbergut që tregon qëndrimet e saj
“Ishte një cun babi rrotk*ri që i shkonte një goca nga mrapa për muaaaaj të tërë. Por kjo goca nuk ia vari kurrë dhe ky cuni tha që ajo goca është lezbike! ! #cunatshqiptar #cunibabit” shkruante Enca në postim e saj.
Pergatiti Alfons Çupaj
Javanews.al