Policia italiane ka çuar drejt fundit një operacion të madh anti-drogë të nisur që në vitin 2016, me arrestimin e plot 22 personave që kryenin një trafik të gjerë të kokainës nga Holanda drejt Italisë.
Banda e trafikut kryesohej nga shqiptarë e arabë dhe ishte njëra ndër organizatat më të strukturuara kriminale, e besuar të ketë sjellë sasira të mëdha kokaine në shtetin fqinj.
Mediat italiane kane bër publike deri më tani pak informacione në lidhje me operacionin e koduar Sottobosco, një ndërhyrje e cila është shtrirë në disa zona të Italisë, si Lombardia, Sicilia, Toskana e Emilia Romanja.
Ende nuk kanë dalë emrat e trafikantëve teksa pritet që policia italiane të japë detajet e operacionit në orët në vijim./a.m.