Duken si ndërtesa, por nuk janë shtëpi. Në fakt, ato janë varre luksoze të narkotrafikantëve në Meksikë. Në zonën e Culiacánit gjendet varreza jozyrtare e kartelit të fuqishëm “Sinaloa”, ndërsa trendi për varre luksoze të trafikantëve ka pushtuar shumë zona të vendit.
Punonjësit e varrezave që i kanë ndërtuar këto varre refuzojnë të shfaqen në kamera, por thonë se ato kushtojnë deri në gjysmëmilioni dollarë. Edhe pas vdekjes, trafikanët e pasur duan të përdorin varrin e tyre si simbol për të treguar sesa të fuqishëm ishin dhe çfarë suksesi kishin arritur në jetë.
Por, varret kanë edhe një anë praktike që u shërben të gjallëve. Duke qenë se janë të mëdha si shtëpi, shumë prej tyre janë të pajisura me xhama antiplumb, në rast se familja që viziton të ndjerin sulmohet nga një bandë rivale. Arsye të tilla kanë bërë që varret të jenë të pajisura me kamera sigurie, ajër të kondicionuar, madje disa prej tyre kanë edhe televizion satelitor.
Me më shumë se 23 mijë vrasje gjatë vitit 2017 në Meksikë, varrmihësit thonë se shërbimet funerale janë një biznes në lulëzim dhe luksi nuk kishte si të mos ishte pjesë e tij. /ma.me