Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku është përfshirë një turiste ukrainase pasi në momentin që po ngiste mjetin e saj ka humbur drejtimin e makinës. (foto ilustruese)
Nga ky aksident është dëmtuar shtetasja nga Ukrahina si dhe fëmija i saj vetëm 8 vjeç.
Më datë 30.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen V. H., vjeçe 33, banuese në Ukrahinë, pasi në aksin rrugor Ksamil- Sarandë, duke drejtuar motorin tip “Kymco” ka humbur kontrollin, duke u përplasur me bordurën e rrugës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesja dhe djali, shtetasi Y. H., vjeç 8, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal. /b.d