Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Roskovec, në rrugën e fshatit Kurjan.
Një fëmijë është përplasur për vdekje nga një automjet.
Viktima 5-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije është transportuar në spital por ka mbërritur i pajetë.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e lartë e automjetit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen dhe shkaqeve të ngjarjes.
Raportohet se drejtuesi i automjetit, 41-vjeçari Leonard Abedinaj është shoqëruar në komisariat./a.m.