Pamjet që gjeni më poshtë paraqesin një skenë vjedhjeje, ku gjithçka ndodh në 3 minuta.
Protagonisti i videos është shpallur në kërkim nga policia e Columbus, Ohio, SHBA.
Gjithçka u filmua nga kamerat e sigurisë, teksa ai vjedh në një linjë fast foodi të linjës së “KFC”.
Në tre minuta ai arrin që të thyejë dritaren dhe të vjedhë në kasa.
“U zhduk me një sasi të vogël parash, kushdo që ka informacione për të, të kontaktojë”, thotë policia.
Më poshtë gjeni gjithë skenën e ndodhur.