Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat pas i Këshilli Evropian vendosi dje të shtyjë për vitin e ardhshëm çeljen e negociatave.
Teksa theksoi se nuk ka asnjë datë konkrete, Basha ka sulmuar edhe ambasadorët e SHBA, dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin sa i përket deklaratve të këtyre të fundit lidhur me hapjen e negociatave.
Ai la të kuptohet se Vlahutin dhe Lu kanë bërë dëshmi të rreme në raportimet e tyre në institucionet e BE-së dhe se janë bërë pjesë e propagandës së Ramës
“Nuk komentoj fare deklaratat e diplomativë në Tiranë.
Dështimi i sotëm është dështim edhe i atyre që dhanë dëshmi të rreme, u bën njësh me propagandën e Edi Ramës.
Nuk panë drogën, nuk panë krimin, nuk panë korrupsionin.
Por siç e kemi thënë, në Europë nuk futesh me mashtrime, nuk futesh me gënjeshtra, nuk fustesh me fasada dhe ky është realiteti me të cilin përballemi sot.
Kjo është fatura e gënjeshtrave dhe mashtrimeve me të cilat përballemi sot, pavarësisht nga vijnë dhe kush i bën”,- u shpreh Basha për gazetarëve./a.m.