Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku raportohet se një 55-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu.
Raportohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Krenar Veshaj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:03 në banesën e këtij të fundit në fshatin Gumenicë.
I plagosuri, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë.
a.ç