Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku një djalë, i identifikuar si Hajri Neziri, 25 vjeç, raportohet se ka plagosur me thikë babain dhe nënën në banesën e tyre në hyrje të Durrësit.
Dy të moshuarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit në gjendje kritike për jetën.
Emrat e tyre mësohet se janë Destan dhe Hasie Neziri.
Policia mësohet se ndodhet në vendin e ngjarjes.
“Shtetasi H.N, 25 vjeç goditi me thikë prindërit e tij, shtetasin D. N 75 vjeç, dhe A. N 64 vjeç, të cilët ndodhen në reanimacionin e Spitalit të Durrësit nën kujdesin e mjekëve” informon policia e Durrësit.
a.ç