Më shumë se 190 persona mendohet se kanë humbur pas fatkeqësisë së ndodhur në liqenin Toba, në ishullin indonezian të Sumatrës.
Liqeni Toba, liqeni më i madh vullkanik në botë, ishte i mbushur me turistë që festonin Bajramin kur trageti u mbyt në mot të keq. Shumë viktima mendohet të jenë bllokuar brenda anijes, tha policia.
Agjencia Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit në Indonezi tha se kishin mbijetuar vetëm 18 persona dhe tre trupa janë gjetur.
Autoritetet thonë se operatorët e anijeve nuk dorëzuan bileta kështu që nuk ka të dhëna se kush mund të ishte në bord.
Familjet presin me dëshpërim lajmet dhe duke shpresuar që barkat e shpëtimit të kthehen në breg me lajme të mira.
Të mërkurën, zhytësit dhe një nëndetëse iu bashkuan përpjekjeve të kërkimit. Skuadrat ende kanë nevojë për të gjetur tragetin prej druri i cili ndodhet në një thellësi prej 450 metrash. /b.d