Në minutat e fundit të sfidës Belgjikë-Panama që u mbyll me fitoren 3-0 të belgëve, trajneri Roberto Martinez hodhi në fushë vëllain e vogël të sulmuesit të Chelsea-it Eden Hazard, Thorgan i cili luan me Borussia Moenchengladbach në Gjermani.
Me aktivizimin e Thorgan vëllëzerit Hazard hynë në historinë e Kupës së Botës, dhe tashmë do të bëjnë pjesë në librat e kurioziteteve të këtij kompeticioni, duke iu bashkuar dyshes argjentinase Evaristo dhe Laurent Rosas, asaj uellsiane Xhon dhe Mel Çarls si dhe dyshes së famshme angleze Bobi dhe Xhek Çarlton të cilët fituan trofeun e Kupës së Botës me Anglinë në 1966-ën.
Pra Eden dhe Thorgan Hazard bëhën kështu vëllëzerit e 4-ët që aktivizohen në të njëjtën ndeshje të një Botërori. /b.d