Një ditë më parë është mbytur në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës, një shtetas iranian i strehuar në Shqipëri.
Ai ishte larguar nga kampi i muxhahedinëve që ndodhet në Manëz dhe ka shkuar për tu larë por është zhdukur.
“Më datë 19.06.2018, në rezervuarin e fshatit Rrotull është futur për t’u larë dhe është mbytur shtetasi Iranian M.Sh. 47 vjeç, banues në Manëz.
Deri në mbrëmjen e djeshme kanë vijuar kontrollet për gjetjen e tij nga ana e Polumbarëve të Portit dhe Forcat Renea”, raporton policia.
Sot që në orët e para të mëngjesit kanë vijuar përsëri kontrollet dhe po punohet për gjetjen e trupit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m.