Transmetimet LIVE shpesh herë sjellin situata të sikletshme për gazetarët e terrenit.
Momente të tilla ka kaluar një korespondente e “Dewtche Welle” e cila po transmetonte LIVE nga Rusia për Kampionatin Botëror.
Bëhet fjalë për reporteren kolumbiane Julieth Gonzalez Theran e cila është ngacmuar seksualisht nga një tifoz.
Episodi ndodhi në qytetin Saransk teksa gazetarja bukuroshe ishte duke raportuar. Në pamje shihen momentet kur tifozi i afrohet dhe pa dëshirën e saj e përqafon dhe e puth në faqe.
Gazetarja ruan qetësinë siç duket në pamje dhe vijon transmetimin.
“Dy orë u përgatita për transmetimin dhe nuk më ndodhi asgjë, kur unë isha LIVE ai më ngacmoi”, tha më pas gazetarja.
“Nuk e emritojmë këtë lloj trajtimi”, vijoi ajo.
Theran tha se e kërkoi personin mes turmës pas transmetimit por nuk e gjeti dot më. /b.d
Gazetarja raportonte për botërorin, tifozi i fut duart LIVE para kameras on Vidnews.