Edhe pse ligjjërisht janë të martuar ata kanë refuzuar të bëjnë dasmë, të mbajnë unaza dhe të quajnë njëri tjetrin burrë e grua. Bëhet fjalë për aktorin Neritan Liçajn dhe bashkëshorten e tij Holta, të cilët kanë më shumë se 21 vjet së bashku dhe preferojnë të ndjehen si dashnorë.
“Ne kemi qenë gjithmonë një çift anti-konformist, pa patur asgjë me ata që ruajnë ritualet e mrekullueshme të pirjes së kafeve, shkëmbimit të unazave apo të të bërit të dasmës. Ne të dy nuk kemi qenë tipa të tillë, ne vazhdojmë ta konsiderojmë njëri-tjetrin më tepër si dashnorë dhe jo si burrë e grua. Në vazhdojmë të jemi si ditët e para. Nuk e kemi diskutuar ndonjëherë dasmën, s’jemi tipa të tillë, nuk mbajmë unaza.” – tregoi aktori Neritan Liçaj, i ftuar në studion e emisionit “Rudina” në televizionin “Klan”.
ma.me