Aktori Mirush Kabashi ka treguar sot bisedën që ai dhe aktori Robert Ndrenika kanë bërë dje në mbrëmje me kryebashkiakun Erion Veliaj, lidhur me projektin e teatrit kombëtar. Kabashi ka thënë se Veliaj i dëgjoi dhe u ofroi bashkëpunim.
“Kemi diskutuar për 1 orë e gjysmë. Së bashku me të ishte edhe nënkryetari Mazniku.
Ai po na tregonte me shifra se cilat ishin dëshirat e tij që Tirana të ketë një Teatër kombëtar të ri, mbi gjurmën këtij të vjetrit.
Veliaj na siguroi që nuk do të merret asnjë vendim pa u pyetur artsitët.
Ne u munduam të argumentojmë me qetësi se nëse ky projekt i ri do të bëhet, duhet bërë me të njëjtën sipërfaqe që ka teatri ekzistues, duke përfshirë edhe magazinën prapa”, tha Kabashi në protestën e sotme të aktorëve.