Çdo 3 kilometra të rrugës Qafë e Buallit-Krastë ka një memorial për persona që kanë humbur jetën në aksidente.
Rruga është e gjatë vetëm 20 kilometra, por ka dëmtime në 70% të saj.
Kjo rrugë e fshatit Martanesh të Bashkisë Bulqizë nuk rikonstruktohej prej 30 vjetësh. Rruga ka dëmtime të asfaltit, të kanaleve anësore, mureve mbrojtëse dhe mungesë sinjalistike. Për pasojë dhe aksidentet nuk janë të pakta në këtë rrugë.
“Gjendja e rrugës është mizerie. Është e rrezikshme, e paasfaltuar. Duhet të ndërhyhet patjetër në këtë rrugë. Në dimër është e pakalueshme. Makinat po dalin jashtë përdorimit, ndërsa ne mbaruam nga veshkat”, thonë shoferët.
Rruga është udha e përditshme e bukës për rreth 500 minatorë, të cilët punojnë në zonën mineralmbajtëse të kromit Martanesh. Nëpër këtë rrugë kalojnë mbi 100 mijë ton krom të nxjerrë nga minierat dhe transporti për të gjithë është më i vështirë për shkak të amortizimit, sidomos në dimër. /TCh/b.d