Shpallja e Gafurr Mazrekun “Qytetar Nderi” të Hasit, me motivacionin “Personalitet Intelektual, për kontributin e pashoq ne Pushtetin Vendor” gjeneroi akuza të ashpra nga opozita në drejtim të kryeministrit Rama.
Opozita përmes deputetit Gent Strazimiri tha se “Vendimi i përfaqësuesve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Hasit u mor 3 ditë pasi Partia Demokratike i bëri thirrje Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë të ndalojë vendimmarrjen kriminale të këshilltarëve, të cilët janë plotësisht nën kontrollin e tij”.
Por duket se realiteti i votave eshte krejt ndryshe nga pretendimet e opozites. Mjafton t’i hedhësh një sy listës me 21 anëtarë të subjekteve politikë që formojnë Këshillin Bashkiak të Hasit për të kuptuar se ka nje realitet që shkon në dëm të akuzave të opozitës. PS, që akuzohet nga opozita për këtë vendim, ka vetëm 1 (një) anëtar në këtë këshill dhe ai është Agron Geca, i cili ka votuar kundra shpalljes se Mazrekut “Qytetar Nderi”.
Në të tilla kushte kur PS ka vetëm 1 anëtarë në këtë këshill, pretendimet e opozitës se vendimi u votua me bekimin e Edi Ramës është thjeshte nje manipulim për të fshehur duket gatuesit e vërtetë të kësaj “çorbe”.
Këshilli Bashkiak në Has ka një numer forcash politike, të cilat në zgjedhjen e shkuara lokale ishin në koalicion me PS, por në fakt votat i morën nën siglën e partive të ndryshme politike.
Këta këshilltarë mbeten tërësisht të varur nga forcat e tyre politike dhe përgjegjësinë opozita duket se duhet ta kërkoj tek ato, madje dhe brenda opozitës, dhe jo te Rama i cili u distancua nga ky veprim. Ai madje i kërkoi prefektit të Kukësit te mos firmose vendimin për ta shpallur Gafur Mazrekun “Qytetar Nderi”.