Skuadra e Islandës ka bërë surprizën e parë në këtë botëror duke ndalur një prej pretendentëve. Argjentina e Messit nuk ka shkuar më shumë se një barazim me shifrat 1-1.
Protagonist për keq për Argjentinën është ylli i saj Lionel Messi i cili humbi një penallti në minutën e 64-t. Ky episod bën të harrohet loja e mirë që bëri Messi i cili gjithë kohës rrethohej me rreptësi nga mbrojtësit islandezë.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Argjentina kaloi në epërsi me golin e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero. Ai realizoi në minutën e 20-të.
Islanda e ka barazuar rezultatin në 1-1 pas tre minutave. Për 1-1 realizoi Alfred Finnbogason në minutën e 23’të.
Në fundin e pejsës së parë Argjentina pretendoi për një prekje me dorë të një mbrojtësi të Islandës, prekje e cila ishte e qartë por u cilësua e pavullnetshme nga arbitri.
***
Në orën 15:00 do të luhet ndeshja hapëse e Grupit D të Botërorit mes Argjentinës dhe Islandës. Një sfidë tepër interesante pasi pothuajse askush nuk e di sesi do të luajë Argjentina, ndërsa nga ana tjetër pritet që pas Europianit Islanda të bëjë sërish surpriza. Ndërkohë dy trajnerët, Jorge Sampaoli dhe Heimir Hallgrimsson kanë zgjedhur 11 të besuarit për këtë ndeshje. /ma.me