Tre motra me probleme mendore janë abuzuar seksualisht prej shumë vitesh në Lezhë. Njëra prej tyre ka një fëmijë, ndërsa tjetra ka lindur sot në maternitetin e Lezhës.
Abuzimet seksuale mbi gratë me probleme mendore kanë ndodhur ditën me diell në rrugët e Lezhës, ndërsa një mori institucionesh përfshi Shërbimin Social Shtetëror (SHSSH), Zyra e Shërbimit Social pranë Bashkisë Lezhë, Prokuroria apo Policia e qytetit kanë bërë një sy qorr shkruan Balkanweb.
Nëpërmjet faqes në “Facebook” ish-drejtoresha e Qendrës së Shërbimit Social, Alma Jaku ka reaguar për dramën e motrave Kola në Lezhë.
“Sot buzëqeshje dhe lot për ardhjen e Gjinit të vogël! Ndiej gëzim dhe dhimbje të pafund, në njërën anë qëndron dëshira e Majlindës për të mbajtur në krahë si nënë birin e saj, në tjetrën dyshimi im a do ia dalë ajo të kujdeset për të? Keler Sufja (Dr. Rajonale SHSSH) dhe Alfrida Marku – Dedgjonaj (nën kr. e Bashkisë Lezhë) po hanë fara. Asnjëri institucion nuk gjendet aty ku duhet te jete.
Gëzuar Baftjar Bajramin! Me jetë e fat i vogli Gjin!
Shënim: Për të gjithë ata që më urojnë për bebin, Majlinda Kola është një nga 3 motrat me aftësi të kufizuara mendore, që është abuzuar”, shkruan Jaku./a.m.