Kërkesa e veçantë e një kapitalisti miliarder për ta ndarë Kaliforninë në tri shtete të tjera, ka fituar një vend në zgjedhjet e mesmandatit të këtij nëntori. Nëse nisma “Cal 3” e Tim Draper merr shumicën e votave, mund të fillojë një proces i gjatë për ta ndarë Kaliforninë e sotme në atë të Veriut, të Jugut e Qendrore. Draper ka gjashtë vite që përpiqet pa sukses me këtë nismë. Fillimisht planifikonte ta ndante në gjashtë rajone të reja.
Por megjithatë, është hera e parë në 150 vite që kjo zgjedhje vendoset në votimet e shtetit. Nëse propozimi bëhet realitet, do të ishte ndarja e parë e një shteti, qëkur Virxhinia e Perëndimit u nda nga Virxhinia në vitin 1863.
Shteti i ri i Kalifornisë do të përqendrohej nga Los Anxhelosi e deri në Monterej. Kalifornia e Veriut do të përfshinte Sakramenton dhe Bay Area. Ideja e ndarjes së Kalifornive ka ekzistuar për më shumë vite se vetë shteti. Që nga themelimi i Kalifornisë, në vitin 1850, ka pasur më shumë se 200 përpjekje për ta ndarë. Përpjekjet kanë ardhur nga ligjvënës, drejtues kontesh apo individë pro-ndarjes, si Draper.
Nëse Cal-3 miratohet, kjo mund të ndryshonte dhe demokratët nuk do të ishin fort të kënaqur për ta lejuar ndarjen. Tani për tani, përpjekja ka pak gjasa që të jetë pozitive, sidomos nëse merret parasysh historia. Por më 6 nëntor, kalifornianët do të kenë mundësinë të japin mendimin e tyre me votë.
ma.me