Identifikohet shqiptari qe humbi jeten tragjikisht pas nje aksidenti ne Itali. Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në autostradën A13 Bologna-Padova në Itali, ku shqiptari 44 vjecar Daut Behluli, zbriti nga kamioni, por u perplas per vdekje nga nje automjet tjeter, raportojne mediat italiane.
Burimet e policisë kanë njoftuar se ai ka qenë duke udhëtuar me një kamion në këtë autostradë, por ka ndaluar në korsinë e emergjencës, por teksa ka zbritur nga kamioni, është përplasur për vdekje nga një makinë tip “Volkswagen Passat” që drejtohej nga një 54-vjeçar. /ma.me