Një avion pasagjerësh ka dalë nga pista në Kiev të Ukrainës, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të ulje-ngritjeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sikorskiyt.
Sipas njoftimit të zyrës për shtyp të aeroportit, avioni doli nga pista rreth orës 20:40 të së enjtes.
Avioni i “Bravo Airlines” mësohet se fluturonte nga Antalja e Turqisë, ku pasagjerët kishin kaluar pushimet.
169 pasagjerët e avionit u nxorën nga daljet emergjente dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Pasagjerët, në prononcimet për mediat ukrainase, thanë se gjatë uljes avioni kishte pasur tronditje të mëdha ndërsa nga krahët kishin parë tek dilte tym.
a.ç