Edhe pse të rënët në dashuri dhe dashuria janë ndjenja të fuqishme ndaj personit tjetër, shpeshherë këto dy gjëra ngatërrohen. Derisa të rënët në dashuri është momentale, dashuria zgjat.
Pasioni dhe besnikëria
Pasioni është cilësi themelore e të rënit në dashuri. Tërhiqni njëri-tjetrin pa ndjenja intensive. Fjala është vetëm për prirje seksuale ndaj personit tjetër e cila zgjat vetëm derisa lidhja është e freskët, ndërsa shumë shpejt shuhet. Besnikëria është bazë në të cilën zhvillohet dashuria. Ajo gjatë kohës forcohet dhe bëhet më intensive.
Dashuria sipërfaqësore dhe e pjekur
dyshim, të rënët në dashuri është sipërfaqësore, sepse është e bazuar në momentin – në tërheqjen momentale dhe në kënaqësi. Nga ana tjetër, dashuria është ndjenjë e pjekur. E kuptoni qartë çka është mirë, e çka është keq dhe në fund kjo do t’ju bëjë të lumtur.
Obsesioni dhe përkushtimi
Nëse nuk arrihet obsesioni, paraqiten hidhërimi dhe xhelozia. Dashuria është ndjenjë krejtësisht e kundërt. Personi do të jetë i durueshëm dhe i gatshëm që të pranojë çfarëdo sfide. Personi i cili dashuron do të përpiqet që t’i zgjidhë problemet eventuale dhe assesi nuk do të shmanget. Në dashuri gjithmonë ekziston ndjenja e përkatësisë dhe e besnikërisë, gjë që kurrë nuk mund të pritet një gjë e tillë te të rënët në dashuri.
Siguria dhe pasiguria
Në dashuri ekziston siguri e madhe. Kjo është kështu, sepse çka do që të ngjajë, personi i cili ju dashuron nuk do t’ju braktisë. Nëse vetëm keni rënë në dashuri, gjithmonë ekziston pasiguria që partneri mund t’ju braktisë apo t’ju tradhtojë.
Tepër e bukur dhe e tmerrshme
Bukuria e dashurisë del nga fakti që ekziston pranimi i pjekur i të metave të partnerëve. E pranoni dikë ashtu siç është – kjo është diçka shumë e bukur. Nga ana tjetër, të rënët në dashuri është e tmerrshme, sepse nuk ekziston lidhshmëria dhe gjithmonë jeni të brengosur për besnikërinë e partnerit. /Telegrafi/ma.me