TIRANE-Prokurori i Apelit të Tiranës, Gentian Trenova ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (Vettingu).
Ne lidhje me pasurinë, KPK ka konstatuar se ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.
“Prokurori Trenova ka një apartament në rrugën ‘Ferit Xhajko’, 3 depozita bankare, kursime monetare nga rroga e bashkëshortes. Apartamentin ia dhuroi vjehrrit e vjehrrës. Prokurori ka dhurime cash 5 mijë euro nga prindërit e gruas, ka marrë hua nga motra dhe nëna. Ka dyshime të arsyeshme se Trenova ka gënjyer për apartamentin. Fillimisht ky apartament kishte vlerën 40 mijë euro në kontratën e dytë ky apartament është në vlerën e 1.9 milionë lekë. Deklarim të rremë për vlerën e 12 mijë eurove. Trenova ka bërë veprime fiktive pranë hipotekës. Këto veprime cënojnë figurën e magjistratit. Në këtë banesë Trenova ka bërë shtesë kati. Trenova ka fshehur banesën, ka bërë deklarim të rremë për burimin financiar. Nuk justifikon paratë për shtesën e katit dhe pse ja ka dhuruar vjehrrit e vjehrrës e ka po ai në përdorim. Paratë e dhuruara nga të afërmit rezulton se ka mungesë dokumentacioni. Në kriterin e kontrollit të figurës, sipas DSIK nuk ka kontakte me botën e krimit. Nga ana profesionale prokuroria e përgjithshme ka shqyrtuar dosjen e Trenovës dhe ka konkluaruar se ka aftësi për të ushtruar profesionin”, deklarori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Duke u ndalur te aftësitë profesionale të prokurorit të Apelit të Tiranës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka sjellë një rast, kur Gentian Trenova ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë. Në këtë procedim, sipas KPK kishte përgjime për përfshirjen e një prokurori me inicialet A.K., kjo cështje u ndoq nga Trenova, i cili e mbylli hetimin më pas gjykata e pranoi këtë kërkesë dhe u asgjësua ky përgjim.
“Trenova ka pushuar hetimin pasuror për shtetasin me inicialet V.L., këtë kallëzim e kishte bërë policia e Gjirokastrës. V.L. ishte ndaluar nga policia greke me kanabis dhe pistoletë. Sipas policisë së Gjirokastrës ai kishte pasuri nga veprimtaria kriminale e drogës. Sipas policisë ai kishte shumë para në banka dhe prona. Policia e kallëzoi tek krimet e renda, Trenova pushoi hetimin. Më 30.3.2015 Trenova vendosi mos fillim hetimi pasuror pas verifikimit tonë ka rezultuar se Trenova nuk ka bërë asnjë veprim por ka shkelur ligjin. Nuk ka verifikuar as në bankë as në QKR as tek noteri asngjëkundi për shtetasin V.L. procedimi penal nr.287, viti 2014. Trenova ishte prokuror për të ndjekur këtë hetim. Në këtë procedim kishte përgjime për përfshirjen e një prokurori me inicialet A.K. Kjo cështje u ndoq fillimisht nga dy prokurë. Por në janar 2016 i kaloi Trenovës. Por në mars 2016 Trenova mbylli hetimin më pas gjykata e pranoi këtë kërkesë dhe u asgjësua ky përgjim, hetimi i kryer nga Trenova për këtë procedim ka qënë të pa plota dhe nuk kanë zbardhur të vërtetën. Kolegia e Trenovës e cila u zëvendësua kishte vendosur të pyeste prokurorin e dyshuar të sekuestronte telefonat, të kontrollonte makinën. Por këto veprime Trenova as i ndoqi. Prokurorja e cila kishte këtë procedim është prokurorja E.M. por e zevëndësuan. Nuk është verifikuar as telefoni i dyshuar A.L që fliste me prokurorin për aktin korruptiv. Trenova nuk ka bërë hetim te plotë. Nuk ka mbledhur prova”, deklaroi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
a.ç