Bazuar në shenjën e horoskopit të një burri apo një gruaje, ne mund të studiojmë sjelljen e tij/saj kur ai/ajo bie në dashuri.
Ka nga ata që kanë tendencën ta fshehin dashurinë e tyre sepse janë tepërt të druajtur ose nga ata që e deklarojnë atë në mënyrë flagrante.
Ka nga ata që bien në dashuri një herë në muaj dhe nga ata që e bien një herë në jetë!
Horoskopi dhe yjet na sugjerojnë ato hollësi të vogla, të cilat janë në gjendje të na bëjnë të kuptojmë gjithçka që fshihet pas magjisë së dashurisë.
Dashi – Elementi juaj është zjarri: Ju jeni jashtëzakonisht të nxehtë dhe të pasionuar dhe nganjëherë ju rrezikoni të ngatërroni dëshirën me rënien në dashuri. Ajo njihet nga fakti se pasionet zgjasin sa një zjarr kashte. Jeni me iniciativë dhe gjithmonë doni të organizoni diçka të re për të bërë me partnerin. Ju keni instinkt të fortë mbrojtës. I dorëzoheni atij plotësisht dhe jeni shumë bujarë edhe seksualisht. Por, gjëja më e mirë është që, kur bie në dashuri me të vërtetë, mund të jeni edhe besnikë!
Demi – Që të biesh në dashuri, duhet një kohë shumë e gjatë, që vetëm një partner shumë i durueshëm ose shumë i dashur mund të durojë. Por, sapo të ndizni zjarrin e dashurisë, ta fikni atë është e pamundur (ose pothuajse). Ti bie në dashuri shumë rrallë dhe, kur e bën, mund të jetë përgjithmonë. Pasi dashuroheni, ju bëheni edhe më xheloz dhe posedues dhe tentoni të monitoroni partnerin në të gjitha rrjetet sociale në të cilat ai është i regjistruar. Për ju, seksi ka rëndësi të madhe në një marrëdhënie dhe, nëse jeni në dashuri, ju humbni çdo tabu.
Binjakët – Ju nuk jeni një person i qëndrueshëm dhe në historitë e dashurisë, ju tentoni të kaloni nga njëri në tjetrin me lehtësi ekstreme. Kështu që shpesh mund të thuash “të dua” pa e besuar atë, dhe e bën këtë vetëm për shkak se rrethanat e kërkojnë. Ju pëlqen të bëni shaka mbi dashurinë dhe rrezikoni të mos e vini re kur jeni vërtet të dashuruar. Nëse bie në dashuri ju bëheni xheloz dhe e kapni partnerin si pika juaj e vetme referimi.
Gaforrja – Ju duhet të bini në dashuri vazhdimisht sepse përndryshe ju shkoni në krizë totale. Një dashuri e vetme për gjithë jetën do të ishte e mjaftueshme për ju, por sapo mbaron një histori, shkoni në kërkim të një partneri të ri për të cilin mund të jepni të gjithë dashurinë tuaj dhe të përpiqeni të filloni një familje. Jeni shumë e kuptueshme, por edhe në dashuri, gjendja juaj është e paqëndrueshme dhe e humbni veten në ankesa të panevojshme. Është e rëndësishme për ju të keni konfirmimin që partneri juaj ju do dhe pretendon që shumë shpejt të njihni të gjithë të afërmit e tij.
Luani – Jeni shumë të ngrohtë dhe kur bini në dashuri jeni gati të bëni gjithçka për partnerin tuaj. Ju nuk kënaqeni lehtë dhe jeni gati të prisni para se të takoni “prenë” e duhur. E mbushni partnerin me dhurata, si simbol të dashurisë suaj, dhe përpiqeni ta mbani me vete për të treguar dashurinë tuaj në publik. Ndjeheni më të qetë kur shënoni menjëherë territorin dhe bëheni të ashpër nëse dikush guxon ta pushtojë atë. Ju dëshironi të jetoni në dritën e diellit: historitë klandestine nuk janë për ju.
Virgjëresha – Vetëm një dashuri shumë e madhe mund të jetë në gjendje t’ju zbusë dhe t’ju bëjë më pak skrupulozë. Kur bie në dashuri, veçanërisht në fillim, bëhesh shumë tolerant dhe kujdesesh për partnerin tënd me përkushtim ekstrem. Pas fazës fillestare të rënies në dashuri, megjithatë, ju ktheheni të jeni një rreshter dhe përpiqeni të impononi rregullat dhe zakonet tuaja. Ju mund ta bëni veten të respektuar dhe nëse partneri juaj është me të vërtetë i dashuruar, vështirë se do të mund të ndaheni nga ju.
Peshorja – Të jesh në çift nuk do të thotë gjithmonë të jesh në dashuri dhe ti je dëshmia e gjallë e saj. Ju nuk pëlqeni të jeni vetëm dhe jeni të gatshëm të jeni përkohësisht të kënaqur me partnerë, të cilët vetëm pjesërisht ju kënaqin. Është e vështirë të biesh në dashuri sepse je shumë kritik dhe strikt. Kur ju bini në dashuri, është e qartë nga fakti se bëheni të gatshëm të hiqni dorë nga gjithçka dhe i nënshtroheni të gjitha (ose shumicës) kërkesave të partnerit, duke përfshirë edhe anën seksuale.
Akrepi – Për ju nuk ka një vijë të mesme: ose e doni ose e urreni njëri-tjetrin. Është e lehtë për të dalluar histori që ju mendoni si dashuri nga ato në të cilat ajo është vetëm tërheqje fizike: Dashuria te ju dallohet nga besimi që ju vendosni drejt partnerit. Ju jeni jashtëzakonisht të dyshimtë dhe nëse nuk bini në dashuri, nuk i zbuloni asgjë për askënd në jetën tuaj private partnerit, kjo edhe me koston e gënjeshtrës. Nëse jeni të dashuruar, jepni besim të plotë, por kërkoni sinqeritet të plotë. Në kthim, i jepni të gjithë veten tuaj!
Shigjetari – Ti je një vullkan i energjisë! Nuk bini lehtë në dashuri dhe zakonisht mbani të ndara historitë që “shkojnë mirë” për seksin nga ata që “shkojnë mirë” për të ndërtuar një të ardhme së bashku. Pra, kur po bie në dashuri? Kjo ndodh kur ndaloni së bëri këtë dallim qesharak dhe më në fund takoni një person që mund të përfshijë në mënyrë të përsosur të dy rolet e përshkruara. Ju jeni një partner shumë i pranishëm, i dashur dhe i pasionuar. Megjithatë, besnikërinë mezi mund ta garantosh edhe i dashuruar.
Bricjapi – Ndoshta i përkisni shenjës që nga të gjithë bie në dashuri më me vështirësi. Dhe kjo nuk është çështje e kohës apo e pritjeve të gjata: me ju duhet të përqendroheni në ngrohtësi dhe pasion. Vetëm një partner tepër i ngrohtë dhe i fortë mund të të bëjë që të shkriheni dhe të ulni mburojën që mbani për të ndarë botën e emocioneve tuaja nga bota reale. Kur bie në dashuri, keni një shprehje më të butë, më pak të ashpër në fytyrë. Edhe nëse nuk e shprehni dashurinë tuaj me fjalë, e bëni me veprime konkrete.
Ujori – Çfarë do të thotë të jesh i dashuruar për ju? Shpesh pyesni veten, por mund të jepni vetëm përgjigje abstrakte. E keni shumë të vështirë të kuptoni atë çfarë ndjeni për partnerin tuaj. Bota e emocioneve tuaja është e koduar dhe mundësia për të hyrë në të mund të konsiderohet një mrekulli e vërtetë. Po çfarë ndodh kur bie në dashuri? E gjeni veten të angazhuar zyrtarisht madje edhe me unazë në gisht. Edhe frika e humbjes së lirisë zhduket, sepse e kuptoni se nuk varet nga marrëdhëniet tuaja!
Peshqit – Sytë në zemër dhe fluturat në stomak: këto janë simptomat tuaja klasike kur bini në dashuri. Bini në dashuri shumë lehtë dhe nuk hiqni dorë lehtë, kështu që nganjëherë ju vazhdoni të bini në dashuri me partnerë me të cilët keni qenë shumë vite më parë dhe me të cilët nuk keni më marrëdhënie. Kjo është e rrezikshme sepse mund t’ju bëjë të jetoni më shumë në botën tuaj imagjinare romantike sesa në realitet. Një grua peshk në dashuri është pothuajse një bekim: i fal partnerit bujarinë, mirësinë, pasionin, dashurinë dhe përkushtimin.
a.ç