Ndryshimi më i ri i Facebook-ut dhe Instagramit duket se i ka inatosur përdoruesit e këtyre rrjeteve sociale.
Çdo njoftim që ju vjen në Facebook, tani mund t’ju shfaqet edhe në Instagram dhe nëse klikoni mbi ikonën që ju shfaqet në profil, do të hyni automatikisht në llogarinë tuaj në Facebook.
Sipas “The Independent”, ky është një lloj testi që Instagram po bën dhe nuk është konfirmuar ende nëse diçka e tillë po ju shfaqet të gjithëve.
Përdoruesit e tyre kanë reaguar përmes rrjetit social “Twitter”, duke u shprehur të acaruar dhe konfuz.
“Në fillim u inatosa që lajmërimet e Facebook-ut më vinin në Instagram, por tani kjo do të thotë që s’kam nevojë fare të kontrolloj ç’bëhet aty. Hmm, nuk mendoj se ka qenë ky plani i tyre”, shkruan njëri prej tyre.
a.ç