Pas shtyrjes së turit të saj “El Dorado” për shtatë javë për shkak të problemeve me zërin, Shakira është rikthyer në skenë javën e kaluar. Ky është turi i parë i saj pas shtatë vitesh, pasi kishte pauzuar për shkak të angazhimeve në familje, transmeton Koha.net.
Pamje nga koncerti i saj në Hamburg tregojnë për emocionet që 41 vjeçarja kishte.“Viti i kaluar ishte një nga më i vështirët në tërë jetën time. Të kthehesha në skenë ishte aq emocionale”, ka thënë Shakira për BBC.
Ajo thotë se ishte frikësuar se më s’do të mund të këndonte.“Ishte në fakt më shumë se një hemorragji. Ishte si një plagë vaskulare.
Mund ta imagjinoni, kishte raste kur dyshoja se do të isha ndonjëherë përpara një turme përsëri, për të kënduar këngët e mia”, ka thënë ajo, përgatiti Koha. (b.an)