Përballë trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit doli sot Bashkim Dedja, kryetarit i Gjykatës Kushtetuese.
Vetë Dedja ka zgjedhur që të mos paraqitet në seancën e Vettingut dhe të lërë avokatin e tij Mak Haxhia, që ta përfaqësojë në gjyq.
Sipas relatores së dosjes së tij Dedjas Xhensila Pine, kryetari i gjykatës Kushtetuese ka disa probleme në deklarimin e pasurisë së tij.
Xhensila Pine: Kemi kryer hetim per deklarimet e pasurise. Apartament banimi 146 m katror, garazh me vlere 118 mije euro. Burimi: kredi bankare 120 mije euro me afat 20 vjet. Hua pa interes 25 mije euro. Te ardhurat e tij, 35 mije euro bashke me bashkeshorten. Vlera e apartamentit eshte 180 mije euro”.
KPK pretendon se Dedja ka bërë deklarime konfuze noteriale, ku një herë ka thënë se 25 mijë euro ia ka marrë kunatit e një herë më tutje, babait të kunatit. Një sasi tjetër parash të marra tek vëllai i tij janë gjithashtu të dyshimta për Komisionin e Vettingut, i cili u shpreh në seancë se edhe një apartament që Dedja e ka blerë në vitin 97’ mbetet i dyshimtë pasi në atë kohë dhe me rrogën që ka patur, gjyqtari s’ka patur mundësi të shpenzojë aq para për ta përvetësuar pronën në fjalë.
KPK tha se “Bashkim Dedja ndryshoi deklarimet per kete apartament, fillimisht ka thene se eshte i veti dhe pastaj qe e ka blere me vellain”./a.m.