Janë tre ushtarakë shqiptarë të batalionit që shërben në Herat në Afganistan, që kanë thyer një rekord duke u vlerësuar me medalje, në vrapim 5 dhe 10 kilometra.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka sot ka ndarë në rrjetet sociale fotot e tyre me flamurin shqiptar.
Bëhet fjalë për ushtarakët Anis Plaku, Florian Kokoja dhe Nertil Kasmi që u renditën në më të mirët e maratonës, mes dhjetëra ushtarëve që garuan dhe që janë pjesë e trupave paqeruajtëse nga shumë shtete.
“Ushtarakët shqiptarë na nderojnë dhe ngrenë lart flamurin sa herë u jepet mundësia. E bëjnë këtë përditë duke shërbyer brenda dhe jashtë vendit, por këtë herë e bënë në një garë sportive në #CampArena në #Herat të Afganistanit, me rastin e Ditës së Kujtimit të ushtarakëve të rënë” shkruan Xhacka në rrjetin social twitter, ndërsa dhe nga Shqipëria kemi një ushtar të rënë në Afganistan, kapiten Feti Vogli, i ndarë nga jeta në 21 shkurt 2012.