Edhe pse leja nga policia u refuzua, minatorët në pension kanë dalë në protestë përpara Kryeministrisë për të kërkuar “Statusin e Minatorit”.
“Jemi brenda rregullave, është protestë paqësore, jo për të shkatërruar e djegur. Kërkojmë të drejtat tona. Minatorët kërkojnë statusin e tyre. Ne do ta vazhdojmë protestën”, thonë minatorët.
Ata deklarojnë e kërkojnë një të drejtë të mohuar prej vitesh.
“Kërkojmë një të drejtë që duhet të ishte dhënë që në fillim të demokracisë. Ne kemi bërë bisedime me ministrinë përkatëse dhe ka qenë zv.ministri në tavolinë dhe kemi rënë dakord për 11 pikat e statusit. Si status ka përfunduar, ka kaluar të gjithë institucionet por nuk e kuptojmë pse vjen ky ngërç. Ndaj ne do dalim në protestë para kryeministrisë që ky status të jepet në kohën sa më të shkurtër. Ne jemi të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Taf Koleci, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë./a.m.