Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore ku rreth 3700 maturantë do të testojnë njohuritë e tyre në gjuhët e huaja. Testimi nis në orën 10.00 dhe zgjat për 2 orë e 30 minuta. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë dhe ka 25 pyetje, 13 pyetje plotësohen me alternative dhe 12 me zhvillim.
Më herët Nikolla siguroi maturantët se testimi në ambiente të mëdha nuk është diskriminim por siguri më shumë për të vlerësuar ata që dinë dhe të marrin atë çfarë meritojnë është një vendimmarrje për ata që kanë punuar rigorozisht gjatë gjithë viteve të shkollimit.
“Është një vendim që është për të gjithë maturantët e Shqipërisë, sepse duam që të mos diskriminohesh ti nga disa të tjerë që dinë ta vërtisin kopjen përfshi brenda këtu edhe administratorë të papërgjegjshëm. Është shumë e rëndësishme kjo gjë. Ti dhe gjithë shokët e tu, do të keni maksimalisht kushtet që të bëni provimin në kushte normale dhe maksimalisht ti dhe gjithë shoqëria shqiptare sigurinë që në provimet e shtetit nuk kopjohet. Fakti që ne kemi zgjedhur sallat e mëdha, nuk ka të bëjë me diskriminimin tuaj por për të shkuar haka tek i zoti,” tha Nikolla gjatë një fjalimi të saj. /b.d