Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur pikërisht 1 qershorin, festën e fëmijëve për të ndarë lajmin e pritjes së ëmbël. Nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram Veliaj shkruan: “Gëzuar 1 qershorin dhe nga ne të tre. Ju duam shumë të gjithëve”. Të martuar prej vitit 2014 tashmë ata do të bekohen me fëmijën e tyre të parë.