Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger, ndërsa firmosi një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë u shpreh se objektiv është miratimi sa më shpejt i Reformës Zgjedhore.
“Falenderoj Sekretarin e përgjithshëm për vizitën dhe mbështetjen që na ka dhënë. Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur për Reformën Zgjedhore. Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur për të kryer këtë Reformë. Ndryshe nga herët e tjera kemi filluar nga puna që në fillim të kësaj legjislature, për t’i dalë përpara problematikave. Reforma para zgjedhjeve të 2019. OSBE mbështetje për përmirësimin e legjislacionit”, deklaroi Ruçi
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger tha se mbështetja për Shqipërinë do të vijojë.
“Shqipëria ka dhënë kontribut në misionin që po bëhet në Ukrainë. Shqipëria ka bërë disa reforma, OSBE iu mbështet. Transparenca është shumë e rëndësishme për parlamentin. Ne kemi mundësuar në përmirësimin e legjislacionit të Kuvendit, Kodit të Sjelljes së Deputetëve. Kodi pas miratimit duhet të zbatohet sikur duhet”. theksoi Greminger
ma.me/javanews.al