Avokati nga Egjipti Bassem Wahba, ka ngritur padi kundër Sergio Ramos prej 1 miliard euro, pasi ka lënduar Mohamed Salah gjatë finales së ligës së kampionëve të luajtur të shtunën mes Realit dhe Liverpolit.
Ai është paraqitur para televizionit kombëtar dhe ka publikuar padinë deri te FIFA dhe ka akuzuar spanjollin se qëllimisht lëndoi futbollistin e të kuqve, duke i shkaktuar lëndime serioze dhe psikologjike gjithë popullit egjiptian dhe futbollistit më të mirë të tyre.
“Ramos qëllimisht lëndoi Salahun dhe duhet të dënohet për shkak të sjelljes së tij. Kam dërguar padi deri te FIFA.
Do të kërkoj kompensim, e cila mund të jetë edhe më e madhe se 1 miliard euro për trauma fizike dhe psikologjike që Ramos i shkaktoi Salahut, por edhe gjithë Egjiptit”, ka thënë avokati.
Ai ka thënë se nëse padia është e suksesshme dhe fitojnë 1 miliard euro, atëherë kompensimin financiar do të shkojë për qëllime humanitare.
Gjatë ditës së djeshme tifozët kanë ngritur peticion online, në të cilën kanë firmosur 300.000 persona që Ramos të suspendohet nga FIFA dhe të mos luaj në Botërorin e Rusisë, përgatiti Express. (b.an)