Shorti i raundit të parë kualifikues së Ligës së Kampionëve do të hidhet më 19 qershor 2018, nga ku skuadrat do të mësojnë rivalët. Ndeshjet e para do të luhen më 10 dhe 11 korrik ndërsa të dytat më 17 dhe 18 korrik 2018.
Skuadrat e skualifikuara nga ky raund, do të kalojnë direkt në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Europës. Gjithsej 32 skuadra pritet të luajnë në raundin e parë kualifikues së Championsit, 31 skuadra që hyjnë në këtë raund, dhe fituesi i raundit paraprak.
Kukësi do të jetë skuadra që do të përfaqësojë Shqipërinë, në rast të dënimit të Skënderbeut. Skuadra verilindore bën pjesë në vazon e parë, dhe rreziqet për tu përballur me një skuadër të fortë në raundin e parë nuk janë të mëdha. Skuadra e Pakult, ndodhet e parafundit e grupit dhe ka koeficientin 4.250.
Ndryshe nga Kukësi, fati nuk ka qenë me Shkëndijën e Tetovës në ndarjen e vazove. Skuadra nga Tetova, ndodhet e para e vazos së dytë dhe pritet të përballet me kundërshtar tepër të fortë. Ekziston edhe mundësia e një përplasjeje mes 2 ekipeve shqiptare, ajo mes Kukësit dhe Shkëndijës.
Panorama//a.m.