Një recetë e thjeshtë për tu gatuar dhe e shëndetshme për ta konsumuar në darkë.
Përbërësit: 450 g kërpudha të prera në feta të holla, 3 thelpinj hudhër të grirë, 1 lugë gjelle gjalpë pa kripë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 5 qepë të gjelbra të copëtuara, 150 deri në 300 g spinaq i freskët, 2 filxhan oriz i gatuar më parë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, kripë.
Përgatitja: Ngroh gjalpin bashkë me vajin e ullirit në një tigan në nxehtësi mesatare. Shto kërpudhat, hudhrën dhe kripën dhe lëri për rreth 5 minuta, derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë të lehtë kafe në të artë. Shto qepët e copëtuara dhe përzieji mirë.
Rregulloje përzierjen me pak kripë. Shto spinaqin e freskët në tigan, ul temperaturën, mbuloje tiganin me kapak dhe i lëri kërpudhat dhe spinaqin të gatuhen bashkë përreth 1 minutë, deri në momentin kur spinaqi të zbutet.
Shto 2 filxhanë oriz dhe lëri për pak minuta, derisa spinaqi të zbutet edhe pak dhe orizi të ngrohet. Rregulloje me kripë, nëse është e nevojshme. Shto një lugë tjetër gjelle me vaj ulliri, sipas dëshirës! /b.d