Protesta e sotme u shoqërua me tensione dhe përplasje të herëpashershme, ndërsa herë pas here, protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë tek Ministria e Brendshme.
Një protestues ka bërë një veprim te çuditshëm, informojnë gazetaret e dritare.net, në protestë, duke u shtrirë në tokë dhe dhënë përshtypjen sikur ishte pa ndjenja.
Ky gjest prej tij bëri që protestuesit e tjerë të sulmonin forcat speciale me sende të forta.
Në videon e mëposhtme duket qartë gjithçka. Vetë personi që u shtri ne toke, thotë se e bëri këtë gjest për personat e arrestuar në Kukës.
a.ç