Sot luhet ndeshja më e rëndësishme e sezonit në futbollin evropian.
Në Kiev zhvillohet finalja e madhe e “Champiuons League” mes Liverpulit dhe Realit të Madridit.
Por, disa orë para ndeshjes, situata nuk duket aq normale në kryeqytetin ukrainas. Një sinjalizim për bombë ka vënë në alarm policinë vendase.
Pesë stacione metroje janë mbyllur në kryeqytetin, teksa policia është duke e hetuar kërcënimin me bombë.
Forcat ukrainase të sigurisë i kanë larguar udhëtarët nga këto stacione pasi morën një thirrje telefonike për një alarm për bombë të shtunën rreth orës 14:00.
Por fatmirësisht ka rezultuar se alarmi për bombë ka rezultuar fals, e policia ka urdhëruar vijimin normal të transportit të metrosë.
Raportohet se masa të rrepta sigurie janë marë për natën e sotme. Mijëra policë kanë krehur rrugët e Kievit ndëkorhë jashtë stadiumit janë kryer kontrolle të imtësishme nga forcat xheniere./a.m.