Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar, kapën e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar :
– Altin Doshi , 31 vjeç, banues në Lezhë
Këtë shtetas, Gjykata e Romes në Itali, me vendim Nr.SIEP 399/2018 datë 29.03.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë” parashikuar nga nenet 110 dhe 628 të Kodit Penal.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë provizor me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian./a.m.