Nesër në mbrëmje do të luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, teksa Liverpuli do të tentojë që të gjunjëzojë Realin. Skuadra angleze është në kërkim të Championsit të 6-të në historinë e saj, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë.
Një nga tifozet më seksi që do ta ndjekë me ankth ekipin e Jurgen Klop, është edhe këngëtarja seksi shqiptare, Eni Koçi. Bukuroshja me origjinë nga Shkodra vazhdon studimet e larta në Londër, dhe është një ndjekëse e rregullt e Liverpulit.
Nuk e dimë ende nëse këngëtarja bionde do të presë një biletë për t’i ndjekur në stadium, por një gjë është e sigurt që ndryshe nga shumë vajza të tjera, ajo do të bëjë tifo për Salah dhe jo për Ronaldon. /KJ