Një rikthim i madh mund të ndodhë në Serie A, por jo tek ekipi ku shkroi historinë. Sulmuesi kamerunas, Samulel Eto ka zhvilluar një takim që ka zgjatur rreth katër orë për ta bindur që të kthehet në Itali, por këtë herë jo tek Inter. Eto i cili aktualisht luan në Turqi, me Koniasporin, ka mundësi të luajë në nivele të larta edhe në moshën 37-vjeçare.Po përpiqet ta sjellë në Itali pikërisht Igli Tare dhe Lacio. Për lojtarin veteran bëhet fjalë për transferim si në rastin e Luis Nanit. Por gjithçka mbetet të konfirmohet ditët e ardhshme, nëse Eto do të pranojë apo jo.
Samuel Eto ka bërë histori me Barcelonën dhe Interin, duke fituar gjithçka, por me sa duket mosha për të nuk ka shumë rëndësi. Sulmuesi ka luajtur edhe me Majorkën, Sampdorian, Çelsin, Evertonin dhe Anzhin.