1941 – Lindi këngëtari dhe kompozitori amerikan Robert Zimmerman, i njohur si Bob Dylan, një nga muzikantët më të njohur të shekullit të 20-të.
1543 – Vdiq astronomi polak Nikola Kopernik, krijues i sistemit heliocentrik dhe themelues i astronomisë moderne, autori i “Rrethit të trupave qiellorë”. Puna e tij shkencore, e cila është një pikë e madhe kthese në historinë e shkencës, ka krijuar bazën për zbulimet e mëdha të Johan Kepler (Johannes) dhe Isak Njutonit (Isaac Neëton).
1686 – Lindi fizikani gjerman Gabriel Daniel Fahrenheit, i cili në vitin 1726 ka zhvilluar termometrin e parë me zhivë dhe bëri një shkallë për të matur temperaturën me 180 stade, që u quajt me emrin e tij.
1743 – Lindi mjeku francez dhe gazetari Jean Paul Marat, një nga udhëheqësit kryesorë të Revolucionit Francez, lideri i Montagnarde dhe një nga organizatorët e kryengritjes në maj 1793, që shkatërroi sundimin Zhirondinëve. Në korrik të atij viti, u qëllua nga Sharleot Kordej (Charlotte Corday), e cila më pas u ekzekutua në gijotinë. (b.an)