Kryetari i këshilltarëve të PD në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ të drejtuar nga Denis Minga në Report TV u shpreh se protesta e së shtunës do të jetë më masivja që ka ndodhur ndonjëherë, pasi pakënaqësia është shumë e madhe.
“Protesta do të fillojë në sheshin Skënderbej dhe do të vijojë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ka për të qenë protesta më masive.
Ka për të qenë një nga protestat më të mëdha që është zhvilluar ndonjëherë. Ka më shumë qytetarë që duan të vijnë në protestë sesa militantë tanë.
Nuk e di se cfarë ndodh të shtunën.
Ne dimë se cfarë do të bëjmë vetë, nuk e dimë se cfarë do të bëjnë të tjerët. Kemi thirrur një protestë paqësore. Jemi nisur për protestë të paqtë, se cfarë do të bëjnë të tjerët nuk është cështje e jona”, tha ai.
Pas publikimit të përgjimit misterioz pak ditë më parë me dëshmitarin ‘X’ (Albert Veliu) të njohur edhe si ‘Babalja’, Kreshnik Çollaku paralajmëroi se në ditët në vijim do të publikohen fakte dhe prova ku implikohen edhe dy ministra të qeverisë Rama.
“Këto ditë do të dalin ca ministra të tjerë me zë e me figurë. Janë të paktën dy ministra të tjerë, të rëndësishëm ‘në tavë, të pjekur, të fërguar’ dhe do i serviren publikut. Shumë shpejt do të dalin dhe ky sistem do të shembet, brenda kësaj vere”, tha Kreshnik Çollaku
Ndërsa deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj theksoi se qytetarët janë gati që të bëjnë cdo gjë ditën e shtunë për të larguar Ramën:
“Kjo protestë ka shumë kauza dhe arsye, qytetarët janë gati që të bëjnë cdo gjë që kanë në dorë për të larguar Edi Ramën. Ka një mllef kundër kësaj qeverie”./a.m.