Gjykata e Tiranës me anë të një vendimi ka mbyllur hetimet në lidhje me pajisjen e dyshuar si përgjuese IMSI Chatcher.
Mësohet se hetimet janë mbajtur peng nga një letërporosi që është dërguar në Itali
Vendimi për dosjen që shkaktoi furtunë në politikën shqiptare pranverën e 2016, është marrë gjatë ditëve të fundit, pasi prokuroria argumentoi se ishte në pamundësi të administronte të gjitha provat e nevojshme, për t’i dhënë zgjidhje çështjes.
KËRKESA E PROKURORISË
Prokuroria e Tiranës në janar ka shtyrë edhe tre muaj të tjerë afatet hetimore për IMSI Catcher, një çështje kjo që qëndron e hapur prej dy vitesh nga njësia Task Forcë për veprën e shpërdorimit të detyrës.
Shkak për zgjatje të kohës hetimore është bërë heshtja e palës italiane që nuk ka kthyer ende një përgjigje nëse do ta pranojë apo jo ekspertizën në pajisje.
ÇËSHTJA
Gjatë 2016 çështja IMSI Catcher ishte patatja e nxehtë në arenën e politikës që u finalizua me ngritjen e një komisioni hetimor.
Nga ana e gjykatës pati një pezullim të përkohshëm nga detyra të ish drejtorit të përgjithshem Haki Çako dhe dy masa arresti shtepiak, vendime këto që u shfuqizuan nga gjykata e Apelit.
Por italianët dhe shumë oficerë policie të pyetur në Prokurori këmbëngulin se pajisja është përdorur për trajnim, ndërkohë që prokuroria hedh dyshime se në fakt ajo është përdorur gjatë fundjavave edhe në burgje.
Shpresa e fundit për këtë hetim ka mbetur ekspertiza për të cilën Prokuroria ka kohë deri në maj, pas këtij muaji asaj i mbaron koha dhe nëse nuk ndodh asgjë atëherë çështja pezullohet
/a.ç