Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar sonte se merrte informacione nga SHISH, por sipas tij, informacionet që merr nga qytetari dixhital janë më të mëdha, dhe se opozita aty mbështetet.
Pjesë nga biseda
Qytetari dixhital të sjell më shumë se çfarë u sillte SHISH?
Absolutisht që po. Informacione më të mëdha i ka qytetari dixhital. Tek këto nuk mund të mbetet e gjithë opozita.
A ka video të tjera apo audio?
Po ti besojmë Saimir Tahirit, ka video nga “Santa Quaranta”. Klement Balili i ka filmuar nga Edi Rama, tek ministrat e tij. Tahiri e ka thënë këtë gjë nuk e them unë.
Mos po bëni shantazh me këto?
Nëse e ka thënë Tahiri për shantazhe, unë nuk e di. Unë besoj ato që ka thënë ai.
A ka video të tjera që implikojnë Xhafën dhe Ramën
Nuk e di, nuk mund të them një gjë tillë. Po ta dija mund ta thosha. Edhe mund të ketë, nuk mund të përjashtoj asnjë skenar.
a.ç